Aktivitetet

Hiking Skarpa peak 2474m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 9 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Opojës, përkatësisht në

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 9 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Opojës, përkatësisht në majën Skarpa 2474m.
Kjo maje gjendet në Sharrin e Dragashit, mbi disa fshatra si Blaq dhe Zaplluxhë. Në kuadër të majeve Skarpa dhe Karanikolla gjenden edhe liqenet e saj, i Ziu dhe i Bardhi (i madhi dhe i vogli), gjithashtu të njohura si liqenet e Tetovës.

Në plan është të arrihet deri te maja 2474m dhe të krijohet baza ndërsa të tjerët që kanë dëshirë dhe mundësi, të zbresin deri te liqenet në anën tjetër të majës. 
Në krahasim me vitin e kaluar kur ecjen e patëm filluar nga fshati Blaq, këtë herë synojmë të nisemi nga më lartë (afër Gurit të Zi të Opojës) në mënyrë që të kemi më shumë kohë. 

Nisja do të bëhet nga Prishtina dhe Ferizaji në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 22.
Autobusi per te interesuarit nga Prizreni do te jetë para stacionit të autobusave në Prizren kah ora 0900. 

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 16 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të lehtë / mesatare nëpër shteg duke filluar nga hoteli mbi Zaplluxhë. Do të ecim nëpër shteg te gjerë me guraleca deri në maje. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Komplet Opojën me majet e saja si Vërtopin, Karanikollën, Skarpën, Majën e Begut, të gjitha fshatrat e Opojës, Koritnikun, Pashtrikun, Cvilenin, liqenet e Skarpës etj.
Pamjet nga maja e Skarpës janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet mund te jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme) por dhe patika të thjeshta (jo skejterka). Merrni jakne si të dimrit (më të trashe) pasi ne maje fryn nganjëhere shumë. Skarpa e Kosovës është e kthyer kah Veri / Perendimi

Merrni së paku një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë ka burime por jo nga ku do të fillojmë. Kush banë nuk kanë.

Ju lusim që për çdo rast të merrni edhe llampa për ndriqim natën. Në çoftëse ju punojnë mirë edhe ato nga telefonat mobil, mund t'ju kryejnë punë gjatë kthimit.. 

Moti sipas prognozës do të jetë me diell POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 8 tetor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) Ferizaji bëhet në orën 0700. Në Ferizaj do të jemi në orën 0700 te Viva Fresh / Jysk. 
Të interesuarit nga Prizreni në 0900 para stacionit të autobusave kthimi te vendi i njëjte pasi të përfundon ecja.

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0850. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 
Për ti përkrahur bizneset e vogla do të ndalemi në markete të vogla, e sidomos në fshatrat e Opojës. Ju që keni preferenca tjera, ushqimin dhe pijet mund ti bleni paraprakisht një ditë përpara në qytetet e juaja. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e Opojës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments