Aktivitetet

Hiking Konjushka

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 2 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Konjushkës në Prevallë

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 2 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e Konjushkës në Prevallë.
Kjo bjeshkë gjendet në Sharrin e Prizrenit ndërsa maja e saj kap lartësinë prej 2571 m. Në kuadër të Konjushkës gjendet edhe liqeni më i lartë në Kosovë, Liqeni i lartë i Sharrit ose Liqeni i Konjushkës që shtrihet në lartësi 2410 m. 

Në plan është të arrihet deri te liqeni dhe të formohet baza ndërsa të tjerët që kanë dëshirë dhe mundësi, të ecin deri te maja e saj 2571 m.

Nisja do të bëhet nga Prishtina dhe Ferizaji në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2130.
Autobusi per te interesuarit nga Prizreni do te jetë te Marashi (në dalje të Prizrenit kah Prevalla) në orën 0850 - 0900.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 18 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare/vështire (vështirë për fillestare pa kondicion) nëpër shteg, shkembinjë dhe përrocka. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi mesatare nëpër shteg duke filluar nga Prevalla. Në gjysmën e dytë të ecjes fillojne avanturat nëpër shkembinjë për të arritur te liqeni. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Prevallën, Sharrin e Prizreni dhe majat si Bistra, Guzhbaba, Oshlakun, burimet e Bistricës / Lumbardhit të Prizrenit, natyrë mahnitëse gjithandej nga maja e Konjushkës etj. 

Pamjet nga maja e Konjushkes janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet DUHET te jene COKULLA / Pllanika ose diçka të ngjajshme. Ju këshillojmë mos të vini me patika të thjeshta / skejterka pasi do te ecni nëpër shkëmbinjë. 

Në Konjushkë ka burime të ujit andaj së paku merrni një shishe 1 L ose 1.5 L me ujë, të cilat do ti rimbushim gjatë ecjes. 

Ju lusim që për çdo rast të merrni edhe llampa për ndriqim natën. Në çoftëse ju punojnë mirë edhe ato nga telefonat mobil, mund t'ju kryejnë punë gjatë kthimit.. 

Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 1 tetor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) Ferizaji bëhet në orën 0700. Në Ferizaj do të jemi në orën 0700 te Viva Fresh / Jysk. 
Të interesuarit nga Prizreni në 0850 te Marashi dhe kthimi te vendi i njëjte pasi të përfundon ecja.

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0845. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e Sharrit të Prizrenit !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments