Aktivitetet

Hiking Kopaonik

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 25 shtator do të organizoj ecjen për në Majën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 25 shtator do të organizoj ecjen për në Majën e Shtizës së mprehtë (Oshtro Koplje) 1789 m në bjeshkët e Kopaonikut / Shalës së Bajgorës. Kjo maje gjendet në mes të Podujevës dhe Mitrovicës ndersa ne do ti çasemi nga Podujeva.

Nisja do të bëhet nga Prishtina orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2100.
Autobusi nga Ferizaji do të niset në orën 0630. 

Shpjegim për bjeshkatarët nga Ferizaji: udhëtimi do të bëhet kah Kosova veriore andaj së pari do të ju duhet të arrini në Prishtinë për të vazhduar kah Podujeva. Nisja nga Ferizaji në orën 0630 te Viva Fresh !!!

Gjatësia komplete e ecjes është 17 km (8.5km perpjet dhe 8.5km kthimi) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare nëpër shteg. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të lehtë / mesatare.
Ecja për në maje të kësaj bjeshke është më e lehtë se në Koritnik, që bëmë të Dielen e shkuar. 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 
Bjeshkët përrallore të Shales së Bajgorës / Kopaonikut, Podujevën, fshatrat rreth saj, livadhe të ndryshme etj. 

Pamjet nga maja e Shalës / Kopaonikut në Kosovë janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet mund të jenë edhe me atlete të thjeshta. Terreni prej fillimit është me pjertësi të butë nëpër shteg dhe bari. 
Relievi është si në Teletubbyland !

ME RËNDËSI:
Merrni së paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti, ose e blejmë gjatë rrugës. 
Merrni jakne kundër ERËS DHE SHIUT, bjeshkës nuk i dihet anipse thuhet se do të jetë ditë e kthjellët.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 24 shtator nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) do të bëhet fiks orën 0700. 
Në Ferizaj duhet të jeni në orën 0620 te Viva Fresh / Jysk, nisja prej Ferizajit kah Prishtina behët në orën FIX 0630. 
Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR dhe 0620 FR. 
Në ecjen në Koritnik kemi pasë disa vonesa, të cilat e kanë vonuar nisjen dhe kanë ndikuar në zingjirin e organizimit. 

EDHE NJËHERE !! 
Të Dielen me 25 Shtator do të nisemi fix në orën 0700 nga Prishtina dhe 0630 nga Ferizaji !!
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkës së Kopaonikut / Shalës se Bajgorës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !! Herën e kaluar në Koritnik disa bjeshkatarë të papërgjegjshëm kanë gjuajtur mbeturina plastike nëpër natyrë. Është dashur NE (të përgjegjshmit) ti mbledhim ato gjatë zbritjes. 
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Comments