Aktivitetet

Hiking në Koritnik 2395m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 18 shtator do të organizoj ecjen për në Majën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 18 shtator do të organizoj ecjen për në Majën e Koritnikut 2395m ne komunën e Dragashit. Kjo maje gjendet në mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ka pamje kah Kukësi dhe liqeni i Fierzës, Pashtriku, Prizreni dhe Sharri jugor.

Nisja do të bëhet nga Prishtina dhe Ferizaji në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 20 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të lehte duke filluar nga fshati goran Rapqe.
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Opojën, Dragashin, fshatrat e ndryshme në Gorë, rrugën e kombit, liqenin e Fierzës, Gjallicën, Pashtrikun, Prizrenin, Hasin etj. 

Pamjet nga maja e Koritnikut / Pikëllimës janë 360 shkallëshe. 

Mbathjet mund të jenë edhe me atlete të thjeshta. Terreni prej fillimit është me pjertësi të bute nëpër shteg dhe bari.

ME RËNDËSI:
Merrni së paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti, ose e blejmë gjatë rrugës. Në Koritnik kah do te ecim nuk ka burime të ujit !
Merrni jakne kundër ERËS DHE SHIUT, bjeshkës nuk i dihet anipse thuhet se do të jetë me diell. 

Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 17 shtator nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) Ferizaji bëhet në orën 0700. Në Ferizaj do të jemi në orën 0800 te Viva Fresh / Jysk. 
Nëse ka të interesuar nga Prizreni, ata do ti marrim PARA stacionit të autobusave në Prizren (te rampa). Duhet të jenë minimum 8 persona. Për orën e sakt të nisjes do të jemi në kontakt me të interesuarit por do të jetë përafersisht kah ora 0850.

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0750 FR dhe PZ (marreveshje). PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkës së Koritnikut !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

Comments