Aktivitetet

Hiking në bjeshkën e Livadheve

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 04 shtator do të organizoj ecjen për në Majën e Livadheve 2499m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 04 shtator do të organizoj ecjen për në Majën e Livadheve 2499m dhe Liqenin e livadheve. Kjo maje gjendet në ski qendrën e Brezovicës në Sharr.
Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2100.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare por më e shkurtë. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të ndryshme dhe do të bëhet nga Hotel Molika. 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Ski qendrën në Brezovicë, majën e Priribregut, majën Guri i Zi, Lybetenin, majën Pashallore, Oshlakun, vargmalin e Sharrit, Bjeshkën e Syrinikës, Pashtrikun etj.

Pamjet nga maja e Livadheve janë 360 shkallëshe. 

Pas pushtimit te Majës së Livadheve, të interesuarit do të vazhdojnë te liqeni i Livadheve (ne drejtim te Lybetenit) ndersa një grup mund të pret te maja derisa të kthehet grupi nga Liqeni. Ecja nga maja deri te liqeni zgjatë ekstra 1 orë. 
Liqeni ka thellesi nga 1 deri ne 5 metra andaj mund të shfrytëzohet edhe për not.

Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni prej fillimit është me pjertësi të mesatare por i mbuluar me bari (në shteg me guraleca). 

Merrni se paku 1.5 L (ose 3 x 0.5 L) uje me veti ose e blejmë gjatë rrugës.

Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak).

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 03 shtator nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Nisja nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) Ferizaji bëhet në orën 0700. Në Ferizaj do të jemi në orën 0800 te Viva Fresh / Jysk. 
Nëse ka te interesuar nga Prizreni, ata do ti marrim në dalje të Prizrenit (kah Brezovica) te ura e Ralinit / te Rapi). Duhet të jenë minimum 8 persona. Për orën e sakt të nisjes do të jemi në kontakt me të interesuarit.

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0750 FR dhe PZ (marreveshje). PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Sharrit mes Brezovicës dhe Lybetenit. 

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Comments