Aktivitetet

Trekk and Swim in Mirusha

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 14 gusht do të organizoj ecjen e shkurtë për te liqenet dhe ujëvaret e Mirushës, përkatësisht te

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,
 
ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 14 gusht do të organizoj ecjen e shkurtë për te liqenet dhe ujëvaret e Mirushës, përkatësisht te ujevaret e uleta nga 1-4.
Këtë herë Hiking Njeri - Kosova Hiking Trips ka deshirë qe t'ju lejoj më shumë kohë për freskim dhe pushim në krahasim me ecjet e zakonshme nëpër bjeshkë. Merrni veshjet për larje !
 
Nisja nga Prishtina dhe Ferizaji bëhet në orën 0900 të mengjesit dhe kthimi kah ora 1900.
 
Gjatësia e ecjes është rreth 5 km dhe vështërsia e ecjes deri te Mirusha është e lehtë. Pjesa ku ecet nga liqeni 1 deri te i 4-ti është ecje me vështërsi mesatare deri në të vështire pasi nevoitet vixhilencë gjatë ecjes nëpër shkembinjë dhe gurë.
 
Plani është të ecet deri te Liqeni i parë i Mirushës ku do të pushojmë rreth 30 - 45 minuta. Pastaj do të vazhdojmë te liqenet dhe ujëvaret e mësiperme. Ata që kanë deshirë të rrijnë te liqeni dhe ujëvarja e parë, mund ta kalojne ditën aty deri sa të kthehemi. Në rrethine ka disa kafene që shërbejnë pije freskuese.
 
Këtë të Diele parashikohet të mbaj mot i ngrohët dhe i kthjellët
Rekomandohet qe mbathjet të jenë cokulla të lehta ose patika me bazë JO TE RRAFSHËT !
VINI RE, Mirusha është vend shkëmbor dhe shumë i rrëshqitshëm për ata që kanë mbathje të rrafshëta si "skejterka".
 
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber), 044 205 236 (viber) çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.
 
por
 
regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 13 gusht nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.
 
Nisja me autobus bëhet të Dielen me 14 gusht në orën 0900 të mengjesit para Lemontree (si çdo herë, para fushave të tenisit) në Prishtinë. Automjeti nga Ferizaji do të niset ne 0900 te Viva Fresh / Jysk.
 
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.
 
Gjatë ecjes në gryken e Mirushës do te keni mundësi të shihni liqene, ujëvare, shpella. Gjatë pushimit mund të laheni në njërën nga liqenet.
 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË PËRPIKËT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0850 PR dhe FR.
 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
 
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT !!!
 
Ejani dhe shijoni bukuritë e natyrës në Mirushë.
 
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
 
p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin

Comments