Aktivitetet

Hiking Koxha Ballkan peak 2043m

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 10 korrik do të organizoj ecjen për në bjeshkët e Syrinikës / Prizrenit, përkatesisht në njërën prej majeve të saja, Majën e

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 10 korrik do të organizoj ecjen për në bjeshkët e Syrinikës / Prizrenit, përkatesisht në njërën prej majeve të saja, Majën e Koxha Ballkanit në lartësi prej 2043 metrave. Kjo maje gjendet në mes të majeve Oshlak dhe Pashallore, midis komunës së Shterpcës dhe Prizrenit. 
Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2100.

Gjatësia e ecjes është rreth 16 km (komplet) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështersi të ndryshme dhe do të bëhet nga fshati Pllanjane.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

Fshatrat e Vishegradit me popullsi Torbeshe, Oshlakun, Pashallorën, Koxha Ballkanin, Rrafshin e Dukagjinit në mes Prizrenit dhe Suharekës, Koritnikun, Pashtrikun, një pjesë të Prizrenit, Cvilenin dhe Sharrin lindor nga Luboteni deri në Majën e Begut. 

Pamjet edhe nga maja e Goxha Ballkanit janë të pafundme me 360 shkallë pejsazh. 

Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni prej fillimit është me pjertësi të mesatare. 

Merrni uje me veti ose e blejmë gjatë rrugës.

Moti thuhet se do të jetë me shumë diell.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 9 korrik nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Çmimi është 10 EU për përson për të gjithë të interesuarit e qyteteve të Kosovës përveq nga Prizren, për të cilët është 8 EU. 

Për të shkuar në majën e Koxha Ballkanit, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree ne Breg te Diellit) kah autostrada. Një mjet do ti marrë bjeshkatarët nga Ferizaji në orën 0700 te Viva Fresh / Jysk. 
Bjeshkatarët nga Prizreni do ti marrim në dalje të Prizrenit (kah Brezovica) në orën 0900.

Personat që vijnë me vetura të tyre paguajnë 5 EU për participim (për person). Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.

Nisja me autobus bëhet të Dielën me 10 korrik në orën 0700 të mengjesit (fix) në Prishtinë para Lemontree (si cdo herë, para fushave të tenisit) në Breg të Diellit. 

LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0700 PR, 0700 FR dhe PZ 0900, DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Syrinikës në mes Prizrenit dhe Shtërpcës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

Comments