Aktivitetet

Camp 'n' Hike 2016

Përshendetje hikera, shpresoj që të gjithë jeni mirë ! Me datën 23 dhe 24 korrik 2016, organizata Hiking Njeri organizon edicionin e tretë të "Camp 'n' Hike" eventit për në Majën e Njerit 2658 m, e cila gjendet në vargmalet e

Përshendetje hikera, shpresoj që të gjithë jeni mirë !

Me datën 23 dhe 24 korrik 2016, organizata Hiking Njeri organizon edicionin e tretë të "Camp 'n' Hike" eventit për në Majën e Njerit 2658 m, e cila gjendet në vargmalet e Rudokës në Sharrin më jugor, afër fshatit Brod të Dragashit.

Qellimi i kësaj ngjarje si zakonisht është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje Hiking Njeri ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkepunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.
Ftojmë të gjithë të interesuarit t'i bashkangjiten kësaj ngjarjeje.

Organizimi, grumbullimi dhe kampingu i të gjithë pjesmarrësve do të bëhet te rrafshi në mes të Hotel Arxhenës dhe Gurit të Qytetëzës në dalje të Brodit.

Për të marrë pjesë në ngjarjen "Camp and Hike te Maja e Njerit 2016" ju lusim që të vini me tendën e juaj dhe paisjet për fjetje, të Shtunën me 23 korrik 2016 nga ora 1000. Për ta rezervuar vendin në kamp dhe vendin në autobus, ju lusim të na shkruani në

049 248 716 (viber)

Autobusi do të niset nga Prishtina të Shtunën me 23 korrik 2016 në orën 0800 të mengjesit ndersa kthimi për në Prishtinë do të bëhet të Dielen me 24 korrik në orën 2230.

Regjistrimi i vendit në autobus për Camp 'n' Hike 2016, i cili do të niset nga Prishtina në orën 0800 të Shtunën me 23 korrik bën 10 EU. Pagesa bëhet te fushat e tenisit në Breg te Diellit çdo ditë nga ora 17-19 nga 6 deri me 21 korrik 2016. 

Në çoftëse nuk keni tendë ose keni deshirë ta kaloni natën në dhoma, mund ta rezervoni fjetjen në Hotel Arxhenë përmes telefonit: +381 29 285 170 mobil: 044 402 368 dhe e-mail: info@arxhena.com. Fjetja për person me BB kushton nga 15 - 25 EU për një natë.

Hotel Arxhena jep në dispozicion shfrytezimin e toaletit (100 metra nga vendi i kampit). Hoteli ka edhe restorant me ushqim kualitativ.

Paisje për kamping mund të bleni me çmime shumë të volitshme në Melodia PX (Arberi / Dragodan) dhe Sporting në Prishtinë. 

Ecja për në Majën e Njerit 2656m nga Hotel Arxhena përmes kurrizit të bjeshkës së Zllipotokut (Prroi i keq), është ecje që zgjatë së paku rreth 5 orë në një drejtim. Gjatësia komplete e ecjes është 22 km andaj preferohet që nisja të behet heret në mengjesin e së Dielës me 24 korrik (ora 0730).

Të interesuarit, të cilet nuk kanë mundesi të vijnë një ditë përpara për kamping, mund të i bashkohen direkt ecjes nëse vijnë te Hotel Arxhena te Dielen në orën 0700 të mengjesit . Koha e arritjes nga Prishtina për në Brod është rreth 2 orë e gjysmë.

Programi i aktivitetit

E Shtunë, 23 korrik 2016

1000 - 1700h - instalimi i tendave në rrafshin në mes të hotel Arxhenes dhe "Gurit të qytetit" në Brod
1600h - hapja solemne e eventit "Camp and Hike to mans Peak" te hotel Arxhena
1700h - lojera te ndryshme si terheqja me litar, gjuajtja e gurit...
1900h - mbrëmje argëtuese në kamp dhe hotel Arxhenë
2300h- fjetja

E Diele, 24 korrik 2016

0630 - zgjimi
0700 - mengjesi
0730 - nisja për në Majën e Njerit 2658m kah gryka e Zllipotokut (Prroi i keq)
1600 - kthimi nga Maja e Njeriut kah liqeni i Shutmanit dhe objekti "Baçilla".
1930 - kthimi te kampi para Hotel Arxhenës

Informata shtesë:

Secili pjesmarrës i cili vjen në kamping me datën 23 korrik 2016 (E Shtune) duhet të ketë:

Tendën e vet, thesin për fjetje, ushqimin (përveq nëse keni vendosë për fjetje në hotel Arxhena).

Paisjet e perferuara për bjeshkatarët :

Xhaketë kundër shiut, këpucë për hiking (cokulla), çantë shpine, kapelë, syze, disa fanela, ujë, ushqim, duks, kremë kundër diellit, varesisht prej motit atë ditë pantollona të shkurta ose të gjata, thikë të vogël, llampë dore.

Fshati Brod është një ndër fshatrat më jugore të Kosovës. Për të arritur atje duhet ta kaloni Prizrenin dhe përmes fshatit Zhur të mbërrini në Dragash/Sharr. Prej aty, kohëzgjatja e vozitjes për në fshatin Brod zgjatë rreth 30 minuta.

Comments