Aktivitetet

Hiking në bjeshkët përrallore të Brodit

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtune më 18 qërshor do të organizoj ecjen për në bjeshkët e bukura të

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Shtune më 18 qërshor do të organizoj ecjen për në bjeshkët e bukura të Brodit, përkatësisht në Shutman dhe Zllipotok të Sharrit më jugor të Kosovës.

Nisja nga Prishtina bëhet në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi kah ora 2130 - 2200. Varësisht prej interesimit në Ferizaj dhe Prizren, Hiking Njeri do të organizoj transport edhe nga atje. 

Gjatësia e ecjes është rreth 15 km dhe vështërsia është mesatare. 

Plani është të ecet deri te Liqeni i Shutmanit kah maja e Zllipotokut, të bëhet ndalesa te liqeni i tij dhe nese ka ndokush dëshirë, mund te bej edhe not. Kthimi do te bëhet kah "Baqilla" (objekti ku përpunohet djathi i Sharrit) dhe gryka e Zllipotokut. 

Këtë të Diele parashikohet të mbaj mot i ngrohët dhe i kthjellët por nuk do të ketë problem për ujë. Bjeshka e Shutmanit ka burime të shumta të ujit kështu që gjatë ecjes do ti rimbushni shishet pa problem. Veshmbathja mund të jetë e lehtë por pasi bjeshkës nuk i dihet, merrni jakne kundër erës dhe shiut.

Rekomandohet qe mbathjet të jenë COKULLAT / PLLANIKAT !

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

por

regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Premten me 17 qershor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit. 

Nisja me autobus bëhet të Shtunen me 18 qershor në orën 0700 të mengjesit para Lemontree (si cdo herë, para fushave të tenisit) në Prishtinë. Automjeti nga Ferizaji do të niset ne 0700 te Viva Fresh / Jysk. Për të interesuarit nga Prizreni, autobusi jonë do të jetë te stacioni i autobusave në këtë qytet në orën 0900 - 0915 të mengjesit.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.

Gjatë ecjes në bjeshkët e Zlipotokut dhe Shutmanit në Brod të Dragashit do të keni mundësi të shifni: fshatin Brod, bjeshkët përreth fshatit, hotel Arxhenen, ski qendrën në Brod, Sharrin më jugor dhe majet e tij si: Tërpeznicën, Kazanin, Qelepinën, Majën e Njeriut / Rudokën, Vracat, Korabin në Shqiperi / Maqedoni, fshatin Restelicë nga Zllipotoku, "Baqillën" etj. 

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË PËRPIKËT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR dhe FR.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. 

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të bukura të jugut të Kosovës.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave neper bjeshke. Falemnderit për mirekuptimin

Comments