Aktivitetet

Hike and Barbecue in Liqenat

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë !! Ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 29 Maj do të organizoj ecjen “Hike and Barbecue in

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresojmë që të gjithë jeni mirë !!

Ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 29 Maj do të organizoj ecjen “Hike and Barbecue in Liqenat” në bjeshkë të Rugovës. 

Pas arritjes te caku në liqenin e Drelajve, do të ketë Barbecue (mish në skarë), shoqërim, këndim etj. 
Gjatë kësaj kohe do të bëhet (për ata që kanë deshirë) vizita në Liqenin e Kuçishtës. 

Nisja e ecjes do të bëhet nga Drelaj i Rugovës ndërsa caku do të jetë liqeni i Drelajve në Liqenat si dhe vizita e liqenit të Kuçishtës (për të interesuarit). Ecja është me vështërsi mesatare dhe do të bëhet nëpër shteg malor, në natyrën e egër por të bukur të Drelajve.

Ju informojme se me Hiking Njerin këtë të Diele do të jenë edhe shoqata bjeshkatare MARJASH nga Peja, e cila do të ndihmoj në organizimin e Hike and Barbecue në Liqenatin e Drelajve.

Nisja bëhet nga Prishtina dhe Ferizaji në orën 0700 të mengjesit dhe arritja në Drelaj në orën 0945. 

Te interesuarit qe vijnë dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e Barbecue mund ta marrin mishin e dëshiruar me veti ose ta paguajnë shumën prej 5 EU ekstra (gjatë regjistrimit) që ne t'ju blejmë dhe të ju pregadisim. Pijet i blenë secili për veti. 
Gjithashtu, secili duhet te merr qese për mbeturina me veti dhe ti bartë poshtë gjatë kthimit. 
Nuk guxojmë të lëjmë asnjë gjurmë .
Personat që dëshirojnë ti marrin skarat e tyre mund ti bartin me veti. 

Gjatësia e ecjes për në Liqenatin e Drelajve është rreth 7 km dhe duke u bazuar në relievin dhe shtegun, hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare. Nese shkohet edhe në Liqenatin e Kuçishtës atëhere janë ekstra 5 km (shkuarje dhe ardhje). 

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, Liqenatin e Drelajve, Liqenatin e Kuçishtës dhe Lugun e Shkodrës. 

Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika), preferohen roba të lehta për ecje por edhe xhaketë kundër shiut dhe ndonjë duks. 

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.

Regjistrimi vendit (blerja e biletave) bëhet çdo ditë nga dita e Martë (24 Maj) deri të Shtunën më 28 Maj nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Çmimi është 10 EU për përson për të gjithë të interesuarit e qyteteve të Kosovës. Nëse keni dëshirë që tju blejmë edhe mishin, t'ua bajme atje dhe t'ua pregadisim, është ekstra 5 EU. Pijet nuk hyjnë në çmim. 

Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 0700 (fiks). Rrugës do të ndalemi shkurtimisht për të blerë gjësende të nëvojshme por ju rekomandojmë që atë ta bëni një ditë përpara. 

Hiking Njeri informon bjeshkatarët nga Ferizaji se një mjet transportues do të jetë te Viva Fresh / Jysk në orën 0700 të mengjesit. Nga aty do të shkoni te vendi i caktuar në bjeshkë dhe do të ktheheni prap në Ferizaj. 

Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë edhe vetëm përmes telefonit.
Ushqimin për Hiking, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjës, e paguan secili për veti. 

Vendtakimi në Prishtinë te Lemontre ne Breg te Diellit në 0650, në Ferizaj te Viva Fresh në 0650 dhe në Pejë te Patriarkana në 0920 si zakonisht. 

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË PËRPIKËT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. 

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Tash ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës ! 


Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. 

Comments