Aktivitetet

Hiking në Bogë të Rugovës dhe vizitë në Radavc (bonus)

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !! Ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Hënë më 9 Maj (është festë, dita e Europës) do të organizojmë ecjen e lehtë për në

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !!
 
A ju ka marre malli për hiking?
 
Ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Hënë më 9 Maj (është festë, dita e Europës) do të organizojmë ecjen e lehtë për në Bogë të Rugovës. Nëse na tepron koha, si bonus do ta vizitojmë edhe Radavcin e Pejës (burimin e Drinit dhe shpellën)
Nisja bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit, ndalesa për bjeshkatarët në Ferizaj në orën 0740 dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2100.
 
Për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe me rreshje të shiut dhe borës, këtë ecje kemi vendosë ta bejmë në vise më të ulëta, për ti ikur vështërsive të ecjes nëpër borë për fillestarët.
 
Gjatësia e ecjes në Bogë është rreth 10 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve të lehta.
 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Bogë, bjeshkë të ndryshme rreth fshatit Bogë, bjeshkën e Liqenatit në largësi, burimin, ujëvaret dhe shpellën në Radavc etj.
 
Mbathjet DUHET të jenë me COKULLA (Pllanika), preferohen rroba të lehta për ecje por edhe xhaketë kundër shiut dhe ndonje duks. Bjeshkës nuk i dihet anipse prognoza thote se moti të Hënën do të jetë me shumë diell.
 
Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh
 
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2100.
 
Regjistrimi vendit (blerja e biletave) bëhet çdo ditë nga dita e Ejte (5 Maj) deri të Dielen me 8 Maj nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.
 
 
Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 0700 (fiks), përmes Ferizajit në orën 0740 te Viva Fresh / Jysk, dhe te Patriarkana e Pejes ne oren 0930. Rrugës do të ndalemi shkurtimisht për të blerë gjësende të nëvojshme por ju rekomandojmë që atë ta bëni një ditë përpara. Pejanet duhet ti blejnë paraprakisht pasi ata vetëm i marrim te Patriarkana (në hyrje të Rugovës).
 
Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë edhe vetëm përmes telefonit.
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.
 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË PËRPIKËT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0730 FR DHE 0920 PE. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !
 
I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.
 
Ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës !
 
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
 
p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë.
 
 

Comments