Aktivitetet

Hiking në majën më të lartë në Brezovicë, Guri i Zi 2536 m

Fillimi i sezones 2016 me Hiking në majën më të lartë në Brezovicë, Guri i Zi 2536m. Zgjohuni nga gjumi dimëror dhe fillojani jetës aktive! Live to the Maxx !

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, shpresoj që të gjithë jeni mirë !!
 
A ju ka marre malli për hiking ??
 
Pas një muaji e disa javëve pauze organizata Hiking Njeri ka vendosur që të rifilloj me ecje këtë të Diele me 21 shkurt 2016. Ky do të jetë fillimi më i hershëm i sezonës në histori të egzistimit të Hiking Njerit (2004). Për shkak të dimrit por edhe aktiviteteve të shoqatës si-moter, Snownjeri, Hikingnjeri gjithmonë ka filluar kah mesi i prillit ose edhe më vonë. Pasi kërkesa për të rifilluar është në rritje, nga bordi i shoqatës kemi vendosë që të fillojmë këtë të Dielë.
 
Ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 21 shkurt do të organizoj ecjen për në majën me te lartë ne Brezovicë, Gurin e Zi 2536 m.
Nisja bëhet nga Prishtina në orën 0615 të mengjesit, ndalesa për bjeshkatarët në Ferizaj në orën 0650 dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2000.
 
Gjatësia e ecjes është rreth 12 km (komplet ecje pa gjatesinë e teleferikave) dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare.
 
Plani është që të shfrytëzohet teleferiku, i cili do të na i shkurton rreth 2-3 orë ecjeje gjatë ngjitjes. Teleferiku do të filloj me punë në orën 0900 të mengjesit kështu që për 15 minuta do të jemi në maje të saj. Vozitja me teleferik bën 3 EU për person. Prej majës së teleferikut do të kemi edhe rreth 3 orë ecje deri në majën më të lartë në Brezovicë, Gurin e Zi 2536m. Përndryshe, pa teleferik ecja deri në maje do të zgjaste rreth 5-6 orë (një drejtim). Gjatë zbritjes (nëse gjithcka shkon mirë), mund ta zëjme liftin para mbylljes në orën 1500 për të na zbritur deri poshtë.
Nëse e zëjme liftin gjatë zbritjes, do të na kursehen edhe rreth 1 orë e gjysmë zbritje. E gjitha varet prej performances tonë.
Me neve gjatë ngjitjes do të jenë edhe skitarët dhe snowborderët e organizates SNOWNJERI.
 
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
 
Ski qendrën në Brezovicë, Sharrin e lartë rreth saj me majet si: Piribregun, Majën e Livadheve, Lubotenin, Pashallorën, Oshlakun, Majen e Liqeneve - Jezerskin, Gropën e Zonës (vendi ku profesionistët e Snownjerit e preferojnë për lëshim), Përrockën e Durllovit etj.
 
Mbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika), preferohen roba të skijimit, doreza, kapela dimri, syza.
 
REKOMANDOHET të keni llampë për ndriqim natën.
 
Ushqimin dhe ujin e bëni gati një ditë përpara pasi nisemi shumë heret dhe në atë kohë asgjë nuk punon.
 
LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !
 
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141 çdo ditë nga ora 1000 e mengjesit deri në orën 2200.
 
Regjistrimi vendit (blerja e biletave) bëhet çdo ditë nga dita e Ejte (18 shkurt) deri të Shtunën me 20 shkurt nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.
 
Për të shkuar në Brezovicë autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 0615, përmes Ferizajit në orën 0650 te Viva Fresh / Jysk, dhe do të ndalet te parkingu i ski qendrës në Brezovicë kah ora 0830.
 
Bjeshkatarët që vijnë nga qytetet tjera, rezervimin mund ta bëjnë përmes telefonit.
 
LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0610 PR, 0645 FR DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !
 
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.
 
Ejani dhe shijojeni te Dielen e parë të zezonës 2016 me Hiking Njerin.
 
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
 
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
 
p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)
 
 
 
 
 
 
 

Comments