Aktivitetet

Hiking në Strellc dhe Belleja, Deçan, KS

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 18 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e bukur të

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 18 tetor do të organizoj ecjen për në bjeshkën e bukur të Strellcit, përkatësisht në majen e saj prej 2377 m. Nese premton koha, do ta pushtojmë edhe majën e Bellesë në 2336 m qe gjendet shumë afër Majës së Strellcit.
Nisja bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200.
Gjatësia e ecjes është rreth 20 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi të lehtë / mesatare.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 
bjeshkën e Strellcit, majën e Strellcit, Bellenë, Veternikun e Çvërlës, Majën e Milishefcit, Deçanin, Bjeshkën e Madhe, Gjeravicën, Majën e Rupës, Mariashin, bjeshkët tjera të Junikut e Deçanit, Grykën e Deçanit, Rrafshin e Dukagjinit, liqenin e Radoniqit etj. 
Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni deri te stanet e bjeshkës së Strellcit është i rrafshët por kah maja e saj është me gurë të imët në pjertësi.
DUHET gjithsesi të keni jakne kundër ERËS ose SHIUT dhe të mbani duks me veti. 
Gjithashtu preferohet të keni llampë për ndriqim natën.
Kjo bjeshkë ka burime të ujit afer staneve por preferohet blerja e së paku 1 L të ujit.
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.
Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 17 tetor nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Për të shkuar në Strellc të Eperm, autobusi do të drejtohet nga Prishtina për në Pejë. Të interesuarit nga Peja mund të na bashkangjiten te rrethi i Karagaqit të Pejës kah ora 0915. Rezervimi bëhet përmes telefonit. Bjeshkatarët qe vijnë nga Peja paguajnë 7 EU.
Personat që vijnë me vetura të tyre paguajnë 5 EU për participim (për person). Edhe për ata që vijnë nga qytetet tjera, rezervimi përmes telefonit.
Nisja me autobus bëhet të Dielën në orën 0700 të mengjesit në Prishtine para Lemontree (si cdo herë, para fushave të tenisit). 

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti. 
I lusim të interesuarit që ti rezervojnë vendet sa më heret që është e mundur dhe mos ta lejnë atë në momentin e fundit.
Ejani dhe shijoni bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna ne Strellc!

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments