Aktivitetet

Ecje në Koshare dhe Rrasa e Zogut, Botusha, Gjakovë / Junik

Hiking Njeri këtë të Diele më 20 shtator do të organizoj ecjen për në bjeshkën e legjendare te Koshares dhe Botushës, përkatësisht për në majen e Rrases se Zogut 2305 m.

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit, ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 20 shtator do të organizoj ecjen për në bjeshkën e legjendare te Koshares dhe Botushës, përkatësisht për në majen e Rrases se Zogut 2305 m. 

Nisja bëhet nga Prishtina në orën 0700 të mengjesit dhe kthimi (nese gjithcka shkon mire) kah ora 21:30.

Gjatësia e ecjes është rreth 20 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: 

pyjet e bukura të Kosharës, bjeshkën përrallore të Botushës, majën e Shkelzenit, majen e Rrases se Zogut, vendi ku gjenden varrezat e dëshmorëve të luftës së fundit, Gropën e Erenikut, Gjeravicën, Rrafshin e Dukagjinit etj.

Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. 
DUHET gjithsesi të keni jakne kundër ERËS ose SHIUT dhe te mbani ndonje duks me veti. 
Gjithashtu preferohet të keni llampë për ndriqim natën.

Kjo bjeshkë ka burime të ujit por preferohet blerja e së paku 1.5 L të ujit.

Bjeshka përrallore e Botushës gjendet në Komunën e Gjakoves dhe Junikut dhe konsiderohet një ndër vendet më të bukura në Bjeshkët e Nemuna.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 049 248 716 (viber) dhe 045 834 141.

Regjistrimi vendit bëhet çdo ditë deri të Shtunën me 19 shtator nga ora 1700 - 1900 te fushat e tenisit në Breg të Diellit.

Për të shkuar në Botushë, autobusi do të drejtohet nga Prishtina për në Vrrini Market / Bisa Restoranti në jug të Prizrenit (arritja kah ora 0820). 

Pas ndalesës 10 minuteshe për mbledhjen e bjeshkatarëve nga PZ, autobusi do të drejtohet kah Gjakova me ndalesë te Hotel Pashtriku. Nga aty do te nisemi kah bjeshka e Botushës. Kthimi do te bëhet me renditje të kundërt. 

Për ata që vijnë nga qytetet tjera, rezervimi përmes telefonit.

Nisja me autobus bëhet të Dielën në orën 0700 të mengjesit në Prishtine para Lemontree (si cdo herë, para fushave të tenisit). 

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes, e paguan secili për veti.

I lusim të interesuarit që ti rezervojnë vendet sa më heret që është e mundur dhe mos ta lejnë atë në momentin e fundit.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkeve të Nemuna në Botushë.

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

P.S. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë. Falemnderit për mirekuptimin :)

Comments